Tre persona në Tetovë e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar

Advertisment

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Pollogut gjithsejt 3 persona (Tetovë-2 dhe Gostivar-1), kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar, të cilët edhe janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin e policisë në Tetovë, respektivisht në stacionin e policisë në Gostivar, ku u janë dënuar në bazë të ligjit përkatës.

Gjatë kësaj periudhe numri i përgjithshëm i personave, që kanë kryer karantinën shtetërore në rajonin e Pollogut është 219 persona ( Tetovë 59 dhe Gostivar 160).

Reklame

Pjestarë të policisë të SPB Tetovë kanë kryer kontroll në gjithesjt 180 persona (Tetovë 155 dhe Gostivar 25) që kanë vendim për izolim të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar, përfshirë edje 26 rastet e reja (Tetovë 22 dhe Gostivar 4).

Dy herë në ditë, gjithashtu, janë kontrolluar edh 199 personat që kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim (Tetovë 136 dhe Gostivar 63), ndërsa numri i përgjithshëm të personave të rinj në vetizolim është 5 (Tetovë 4 dhe Gostivar 1).