Tre policë nga Tetova denoncohen për sulm fizik

Policia e Tetovës shënoi denoncime për tre nëpunës të policisë deri te Sektori i Kontrollit të Brendshëm për sulm fizik. Në rast tjetër është arrestuar një person i cili ishte agresiv ndaj policëve.

“D.S. (20) nga Sedllarca e Epërme në SPB Tetovë ka denoncuar se të martën rreth orës 19 në rrugën ‘Bllagoja Toska’ në Tetovë fizikisht ishte sulmuar nga tre nëpunës të policisë në SPB Tetovë, të cilët pastaj e kishin vendosur në automjet dhe pas një kohe të shkurtë e kishin lejuar që të largohet.

Reklame

Për këtë ngjarje është njoftuar Sektori për Kontroll të Brendshëm, Standarde Profesionale dhe Hetime Policore dhe po punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, informojnë nga policia e Tetovës.

SPB Tetovë informoi edhe se dje rreth orës 20, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, M.A. (21) nga Poroji, i cili drejtonte motoçikletë, ishte sjell në mënyrë agresive drejtë nëpunësve të policisë të cilët kishin kryer vepra zyrtare. Banori i Porojit është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin e policisë në Tetovë për zbardhjen e rastit.