Tre qytete në Maqedoni nuk kanë raste aktive me coronavirus

Vallandova dhe Dibra janë qytetet me vetëm një rast aktiv të coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Bogdanci, Probishtip dhe Berovë ka nga 2 raste aktive, ndërsa nga 3 raste aktive ka në Kriva Pallankë, Makedonski Brod dhe Demir Hisa.

Reklame

Krusheva ka 4 raste, Makedonska Kamenica ka 5.

Dojrani, Pehçeva dhe Demir Kapia janë qytete me asnjë rast aktiv me coronavirus.

Deri më tani gjithsej janë kryer 802.272 teste për Covid-19.

Që nga fillimii pandemisë në Maqedoni janë diagnistifikuar gjithsej 155.345 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 148.846 janë shëruar dhe 5.429 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 1.070./Telegrafi