Tre udhëtarë nga Italia dhe Spanja testohen për koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informoi se në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile për koronavirus janë testuar tre udhëtarë, rezultatet e të cilëve kanë dalë negative. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë, nga të cilët dy kanë udhëtuar nga Italia dhe një nga Spanja.

Ministria thekson se ata janë testuar pas deklaratës së sotme të ministrit, Venko Filipçe në Kumanovë, ku tha se nuk ka pacient të rinj, të cilët në këtë moment testohet për koronavirus.

Reklame

Filipçe dhe kryeministri Oliver Spasovski, sot e vizituan vendkalimin kufitar më të frekuentuar Tabanoc, në të cilin vijnë udhëtarë nga rajoni i Italisë Veriore.

Ministri atje deklaroi se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe shërbimet doganore përballen në mënyrë të shkëlqyer me situatën dhe tërësisht respektohet algoritmi i vërtetuar për kontroll të udhëtarëve.

Spasovski dhe Filipçe apeluan deri te të gjithë që udhëtojnë ose do të udhëtojnë në vendin tonë, të përgjigjen saktë në pyetësorin, sepse në këtë mënyrë e mbrojnë shëndetin e tyre dhe atë kolektiv të qytetarëve.