Tre viiktima dhe 25 të infketuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Advertisment

25 persona të infektuar dhe tre viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Viktimat janë nga Kumanova, Shkupi dhe Struga. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup me 16 persona, në Tetovë 4, Veles 2, Ohër 2 dhe Strugë 1.

Të infektuar në 24 orët e fundit

Reklame

Shkup 16 persona ,Tetovë 4 persona ,Veles 2 persona ,Ohër 2 persona ,Strugë 1 person

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shëruar 8 persona, 7 nga Shkupi dhe një nga Prilepi.

Një person i infektuar është konfirmuar edhe tek sigurimi i presidentit Stevo Pendarovski. Në kumtesë për mediat nga presidenca thonë se Pendarovski dhe anëtarët e familjes së tij janë vlerësuar si kontakte të linjës së dytë, për të cilët sipas protokollit epidemiologjik, nuk rekomandohet izolimi.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 286 teste, prej të cilave 124 janë nga skriningu që u bëhet të punësuarve nëpër çerdhe, prej të cilëve nuk ka dalë asnjë rast pozitiv. Me këtë verifikohet se nga 162 testet e bëra tek qytetarët tjerë, përqindja e të infektuarve në 24 orët e fundit është 15.4%.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në vend ka arritur në 1817, numri i të shëruarve është 1301 persona, ndërsa i të vdekurve 104.