Tre viktima dhe 164 raste të reja me Covid-19

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1074 testime të realizuara, 163 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve: Shkup-70 raste, Tetovë-25, Shtip-14, Gostivar-11, Kumanovë-2, Dibër-6, Prilep-2, Strugë-4, Veles-2, Manastir-1, Ohër-9, Kavadarci-3, Strumicë- 1, Kriva Pallankë-2, Koçani-3, Shën Nikollë-4, Resnje-4.

Reklame

Janë shëruar 40 pacientë, kurse fatkeqësisht jetën e kanë ndërruar tre pacientë të diagnostifikuar me Covid-19.

Në Spitalin “8 shtatori” në Shkup tre presona kanë ndërruar jetë nga virusi korona informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Viktimat janë një 42-vjeçar nga Resnja i hospitalizuar më 13 qershor dhe dy pacientë nga Shkupi, njëri 71-vjeçar i shtruar në spital më 15 qershor dhe tjetri 83-vjeçar i hospitalizuar më 23 qershor.

 

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5758, prej të cilëve 2206 janë shëruar kurse 268 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Aktualisht në vendin tonë ka 3284 raste aktive me koronavirusin e ri.