Tre viktima dhe 26 raste të reja

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 622 teste të realizuara, 26 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, prej të cilëve 1 rast është nga skriningu. Sipas qyteteve, 14 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 2 në Kumanovë, 4 në Shtip, 1 në Prilep, 2 në Tetovë, 1 në Strugë dhe 1 në Veles.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, është regjistruar shërimi i 11 pacientëve nga Shkupi, 4 pacientëve nga Kumanova dhe nga një pacient nga Tetova dhe Velesi.

Reklame

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 58 vjeçar nga Struga dhe një 47 vjeçar nga Shkupi. Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” ka ndërruar jetë një 43 vjeçar nga Tetova, i cili ishte shtrirë në spital me 19 maj.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 26,463 testime, prej të cilëve 2.039 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.470 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 119 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 450 raste aktive.