Trefishohet çmimi i biletave pas fluksit të mërgimtarëve për në Kosovë (video)

Advertisment
HTML Image as link

Pasi që masat janë lehtësuar për vizitën në vendlindje, mërgimtarët ia kanë mësyrë Kosovës, mirëpo kjo po u kushton.

12 fluturime u realizuan të dielën në aeroportin ‘Adem Jashari’ nga Zvicra pasi kjo e fundit largoi masën e karantinimit për shtetasit që vizitojnë Kosovës.

Reklame

Përmes portës së vetme ajrore në vend për katër ditë, nga e shtuna priten të futen 20 mijë persona nga vendet e ndryshme europiane.

“Për një kohë shumë të shkurtër janë katërfishu biletat”, tha një qytetar.

Nga kompanitë e fluturimeve thanë se arsye për rritjen e çmimeve është fluksi i pasagjerëve.