Treni Evropian arriti në Shkup (FOTO)

Maqedonia e Veriut sonte ishte pjesë e ngjarjes globale “Connecting Europe Express”, e cila shënon vitin e hekurudhave. Treni Evropian në Shkup arriti sonte në ora 22:00, e cila është një nga mënyrat më të qëndrueshme, më të sigurta dhe më inovative të transportit.

Për të pritur Trenin Evropian, në Stacionin hekurudhor në Shkup ishte edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski si dhe ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir.