Tri mënyrat se si mund të regjistrohet diaspora

Ridvan Ismaili

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Reklame

Prej sot fillon regjistrimi i diasporës nga Maqedonia e Veriut.

Ekzistojnë 3 mënyra për përfshirjen tuaj në Regjistrimin 2021, edhe atë:

1. Me anë të vetëregjistrimit (që do të zgjasë prej 1 mars – 21 prill), nëpërmjet linkut të mëposhtëm :
https://census.stat.gov.mk/

2.Me regjistrim të drejtëpërdrejtë në territorin e RMV-së, nëse personat (mërgimtarët) vijnë për pushime në vendlindje gjatë muajit prill, kur edhe realizohet regjistrimi në terren brenda territorit të Maqedonisë së Veriut (prej datës 1-21 prill), ose varianti i fundit

3. Nëse këto persona (mërgimtarë) kanë familjarë të tyre në vendlindje të cilët do t’i regjistrojnë (familjarë të cilëve të dhënat e juaja u janë më të njohura p.sh. numri amë e të ngjajshme).