Tri shtetet e para europiane që hapën kufijtë për njëra-tjetrën

Advertisment

Estonia, Letonia dhe Lituania, kanë hapur kufijtë për njëra-tjetrën.

Nga mesnata e së enjtes, qytetarët e shteteve balltike mund të lëzivin lirdhëm mës tre vendeve të Bashkimit Europian. Por, për cilindo që vjen nga jashtë zonës, karantinimi 14-ditor është i detyrueshëm.

Reklame

Kjo është zona e parë e sigurtë e krijuar në Europë që kur kontinenti nisi mbylljen e kufijve, në përpjekjen për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Mbi bazë të rregullave të reja, cilido që nuk ka udhëtuar jashtë shteteve balltike gjatë dy javëve të fundit, që nuk është i infektuar dhe nuk ka qenë në kontakt me persona të prekur, mund të udhëtojë lirshëm. Sakaq, edhe Polonia dhe Finlanda kanë kërkuar t’i bashkohen korridorit balltik./Opinion.al