Një ngjarje tronditëse në qytetin Hanau, jo larg, Frankfurtit. Njoftohet për 11 vetë të vd ekur, mes tyre edhe autori i dyshuar i vr asjeve. Ka të dhëna për motive ekstremiste të djathta të vr asjeve.
Pas zjárrit të hapur në dy shisha bars në qytetin e Hanaut në Gjermani, sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, janë gjetur edhe një letër dhe video e autorit të dyshuar të vr asjeve, që janë duke u vlerësuar.
Hetimet i ka marrë ndërkohë përsipër Prokuroria e Përgjithshme gjermane. Sipas informacioneve të dpa-së, ka të dhëna për motivin e urrejtjes ndaj të huajve.
Gjithsej në Hanau humbën jeten 11 vetë, katër vetë janë pl agosur.
Edhe gazeta “Bild” shkruan, se autori i dyshuar ka vepruar me motiv ekstremist të djathtë. Tek autori i vr asjeve bëhet fjalë për një gjerman që ka pasur të drejtën e ar mës për gjueti. Në automjetin e tij është gjetur edhe mu nicion lu ftarak, raporton “Bild” bazuar në qarqet e policisë.
Sipas njoftimeve të radios së landit Hesen, fillimisht u su lmua një shisha-bar në qytetin e Hanaut. Dëshmitarë okularë kanë thënë, se ka pasur disa të shtëna, pastaj autori apo autorët janë larguar me automjet.
Në lagjen Kesselstadt është qëlluar sërish në një shisha-bar tjetër. Edhe këtu ka pasur disa vi ktima. Të enjten në mëngjes, policia bëri të ditur, se ka gjetur ku fomën e autorit të dyshuar në apartamentin e tij në qytetin Hanau. Aty forcat speciale gjetën edhe një person tjetër të vd ekur. Bashkë me të numri i të vd ekurve arrin në 11 vetë.