Tronditet Rusia, infektohet me koronavirus krahu i djathtë i Putin

Advertisment

Dimitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, pohoi se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe tani është në spital, duke u trajtuar për Covid-19.

“Po, jam sëmurë. Jam duke u trajtuar”, deklaroi Peskov, i cili konsiderohet si krahu i djathtë i Putin.

Reklame

Peskov nuk është i vetmi zyrtar i lartë që infektohet me Covid në Rusi. Infeksioni ka prekur edhe kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, ministren e Kulturës, Olga Lyubimova dhe ministrin e Infrastrukturës, Vladimir Yakushev.

Ky njoftim ka ardhur një ditë pasi Putin shpalli disa lehtësime të kufizimeve./Opinion.al