Tronditet Veleshta e Strugës pas lajmit se njëri nga viktimat e sulmit në Vjenë ishte nga ky fshat (VIDEO)

Advertisment

Tronditet Veleshta e Strugës, pas lajmit se Nexhip Vrenezi, i cili ishte me origjinë nga ky fshat vdiq nga sulmi terrorist në Vjenë. Vrenezi ka lindur në Vjenë, kishte pasaportë austriake, por rregullisht vinte në vendlindjen e prindërve të tij. Hera e fundit këtu ka qenë në qershor të këtij viti. Banorët thonë se ka qenë i mirë, i qetë dhe djalë shembullor.

“Ajo që po flitet sot në Veleshtë, pas ngjarjes së mbrëmshme në Vjenë, është se 21-vjeçari Nexhip Vranezi nga Veleshta, përfundoi shërbimin e tij ushtarak në Austri disa ditë më parë dhe nesër pritej të fillonte punën e re. Në fakt, dalja e tij mbrëmë, sipas banorëve, ishte festë për shkak të punës së re.”

Reklame

Familjarët e Nexhip Vrenezit thonë se ende nuk besojnë në atë që ka ndodhur.

Kaba kujtoi se Nexhip Vrenezi ishte një djalë me mentalitet perëndimor të jetës dhe sjelljes, i cili u rrit dhe ishte arsimuar në Austri. Nuk e njihte Veleshtën, por vinte këtu me kënaqësi. Vrenezi do të varroset në Veleshtë.