Trump akuza OBSH: Është kukulla e Kinës

epa08371356 US President Donald J. Trump delivers remarks on the COVID-19 pandemic during the coronavirus task force press briefing at the White House in Washington, DC, USA, 18 April 2020. EPA/TASOS KATOPODIS / POOL

Përveç numrit të lartë të viktimave dhe dëmeve në ekonomi, pandemia COVID-19 ka nxjerrë në pah problemet politike në sistemin ndërkombëtar.

Që nga fillimi i pandemisë, SHBA ka hedhur akuza të ashpra ndaj Kinës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke i fajësuar ato për përhapjen e virusit vdekje prurës.

Reklame

Mësohet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka hedhur të tjera akuza ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke e quajtur atë “kukull e Kinës”.

Komentet e Trump erdhën në një moment kur OBSH po zhvillon takime virtuale të përqendruar në situatën e pandemisë Covid-19 në të gjithë botën. Trump tha se “OBSH na dha këshilla të këqija, të tmerrshme që rezultuan të gabuara.OBSH si gjithmonë qëndroi në anën e Kinës”.

Ishte sekretari amerikan i Shëndetësisë që duke iu bashkuar video-takimeve me OBSH-në tha se ky institucion nuk e menaxhoi siç duhej krizën duke kushtuar shumë jetë njerëzish.

Trump është kritikuar për menaxhimin që ai i bëri krizës së Covid-19 në SHBA. Trump ka ashpërsuar gjuhën duke bërë fajtor për këtë pandemi Kinën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kujtojmë që SHBA tashmë ka pezulluar financimin e saj për OBSH-në deri në përfundimin e një hetimi për pandeminë e koronavirusit./ Opinion.al