Trump brenda një ore tre hërë koronavirusin e quan ‘virusi kinez’

Advertisment

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sot e quajti koronavirusin “virusi kinez” tre herë në më pak se një orë, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklaratat e Trumpit kundër Kinës vijnë pas pretendimeve të kombit aziatik se ushtria amerikane ka sjellë koronavirusin në territorin e saj. Disa përdorues të platformës kineze të mediave sociale Weibo kanë pohuar se koronavirusi u shfaq në Kinë kur 300 pjesëtarë të ushtrisë amerikane arritën në rajonin Wuhan për Lojërat Botërore Ushtarake në mes të tetorit dhe infektuan popullsinë lokale.

Reklame

Megjithatë, asnjë nga pjesëtarët e shërbimit amerikan që ishin në udhëtimin nuk kanë rezultuar pozitiv. Specialisti kinez i frymëmarrjes, Zhong Nanshan deklaroi në një konferencë për media në shkurt se “megjithëse Covid-19 u zbulua për herë të parë në Kinë, nuk do të thotë se ai është me origjinë nga Kina”.

Javën e kaluar, Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, reagoi në Twitter duke fajësuar drejtpërdrejt SHBA të.

‘Kur në SHBA filloi zero pacientë? Sa njerëz janë të infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve?, mund të jetë ushtria amerikane që solli epideminë në Wuhan. Bëhuni transparent! Bëni të dhënat tuaja publike! SHBA na ka borxh një shpjegim’, u shpreh ai.

Në shenjë hakmarrjeje, Trump dhe disa ligjvënës republikanë prej disa ditësh etiketojnë koronavirusin si “virusi kinez” ose “virusi Wuhan”.

‘Unë gjithmonë e trajtoja ‘virusin kinez’ shumë seriozisht dhe kam bërë një punë shumë të mirë që nga fillimi, përfshirë vendimin tim shumë të hershëm për të mbyllur kufijtë nga Kina, kundër dëshirave të pothuajse të gjithëve. Shumë jetë shpëtuam. Narracioni i ri i lajmeve të rreme është i turpshëm dhe mashtrues!, tha Trump sot.

‘Unë do të kem një konferencë për media sot për të diskutuar lajme shumë të rëndësishme nga FDA në lidhje me virusin kinez, shtoi ai.

Për njerëzit që tani janë jashtë punës për shkak të politikave të rëndësishme dhe të domosdoshme të kontrollit, për shembull mbyllja e hoteleve, bareve dhe restoranteve, paratë së shpejti do t’ju vijnë. Sulmi i virusit kinez nuk është faji juaj! Do të jemi më të fortë se kurrë!, vazhdoi Trump.