Trump dërgon 20 mijë trupa në kufi me Rusinë

Advertisment

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar numrin më të madh të trupave në Europë në 25 vitet e fundit.

Manovrat ushtarake të quajtur “Defender Europe”, do të jenë arsyeja e dërgimit të 20 mijë trupave amerikane në Europë me armatim të rëndë, transmeton Gazeta Express.

Reklame

Manovrat po ndodhin në një kohë kur NATO po përballet me kritika nga të gjitha anët për rolin e saj dhe efektivitetin.

Në nëntor, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, e përshkroi Aleancën si “të vd ekur në tru”, ndërsa presidenti i SHBA’së, Donald Trump, kritikoi vendet anëtare që nuk po kontribuojnë në buxhetin e NATO’s.

Por pasi Samitit të 70 vjetorit, ku Trump tha se i detyroi shtetet të paguajnë pjesët e tyre, ai ka dërguar 20 mijë shërbyes për tu bashkuar me trupat tjera të NATO’s.

Sekretari Gjeneral i NATO’s, Jens Stoltenberg, tha se madhësia e manovrës është kujtesë për forcën e aleancës.

“Defender Europe ka bërë që të kemi dërgimin më të madh të trupave amerikane në Europë në 25 vitet e fundit dhe kjo tregon për përkushtimin e SHBA’së në NATO për lirinë dhe sigurinë në Europë”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse shumica e ushtrimeve do të ndodhin në Vendet Baltike, Stoltenberg tha se kjo në asnjë mënyrë nuk është tregim i fuqisë ndaj Rusisë.