Trump dhe Melania u vaksinuan në fshehtësi, çfarë zbuluan gazetarët për çiftin

WASHINGTON, DC - MAY 25: U.S. President Donald Trump and First Lady Melania Trump depart from the White House in Washington, DC for a Memorial Day ceremony at the Fort McHenry National Monument and Historic Shrine in Baltimore, on May 25, 2020. (Photo by Sarah Silbiger/Getty Images)

Ish-presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump u vaksinuan në heshtje kundër koronavirusit në janar, kur ishin ende në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo u zbulua nga korrespondentja e New York Times, Maggie Haberman, e cila fitoi çmimin Pulitzer për punën e saj në vitet në të cilat ndoqi presidencën e Trump.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Zbulimi i Haberman mund të krijojë polemika të reja rreth ish-çiftit presidencial, për zgjedhjen e tyre për të mbajtur lajmin e fshehtë dhe jo për t’u vaksinuar publikisht, në TV drejtpërdrejt, siç bëhet nga shumë politikanë të tjerë.

Lajmi erdhi një ditë pasi Trump u paraqit në konferencën politike CPAC në Orlando, ku për herë të parë ai inkurajoi njerëzit të vaksinoheshin.

 

“Të gjithë duhet të shkojnë të vaksinohen”, tha Trump gjatë fjalës. Kur The Times pyeti një këshilltar të ish-presidentit nëse e kishte marrë atë, përgjigjja ishte që ai e kishte, privatisht, një muaj më parë.

Qasja e fshehtë nga Trump erdhi ndërsa një numër mbështetësish të tij kanë shprehur rezistencë ndaj vaksinës dhe ndërsa zyrtarë të tjerë janë përpjekur të japin një shembull duke marrë vaksinat në publik, si ish-nënpresidenti Mike Pence, apo kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden, së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe Douglas Emhoff.