Trump e jep lajmin e madh për koronavirusin

Presidenti amerikan, Donald Trump, nisi një mbrojtje në internet ndaj coronavirusit të mërkurën, pasi Organizata Botërore e Shëndetit, e shpalli sëmundjen pandemi globale.

Trump ka bërë thirrje për unitet dhe njoftoi që ekipi i tij është mobilizuar për ta trajtuar sëmundjen, si dhe është rrugës për krijimin e një vaksine, pas takimit me zyrtarë të lartë të administratës shëndetësore.

Reklame

“Unë jam plotësisht i përgatitur të përdor fuqinë e plotë të Qeverisë Federale për t’u marrë me sfidën tonë aktuale të coronavirusit”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Kjo është pandemia e parë në botë, e shkaktuar nga coronavirusi”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Dikush duhet t’ju thotë demokratëve në Kongres se Coronavirusit nuk i intereson se në cilën parti jeni. Ne duhet të mbrojmë të gjithë amerikanët”, ka shkruar Trump.

“Amerika është vendi më i madh në botë. Kemi shkencëtarët, mjekët, infermierët dhe profesionistët më të mirë të kujdesit shëndetësor. Ata janë njerëz të mahnitshëm që bëjnë gjëra fenomenale çdo ditë”, shkruajti Trump në një tjetër postim.

“Së bashku ne jemi duke vënë një plan për të parandaluar, zbuluar, trajtuar dhe krijuar një vaksinë kundër coronavirusit, për të shpëtuar jetë në Amerikë dhe në botë. Amerika do ta mposhtë këtë problem”, shkroi Trump, përcjell Albinfo.ch