Trump flet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi, por bën gafën e radhës (video)

Advertisment

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë tubimit të djeshëm në New Hampshire, ka folur sërish për marrëveshjen e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se për këtë marrëveshje “i kanë dhënë çmimin Nobel, siç ia kanë dhënë edhe për gjëra tjera, e po ashtu për atë që ka bërë në Siri”.

Reklame

Pas kësaj ai korrigjon gabimin duke thënë se me “çmimin Nobel” nënkupton nominimin për Nobel.

“Me Serbinë e Kosovën ne kemi arritur marrëveshje, dhe më kanë dhënë çmimin Nobel për këtë, më dhanë Nobel edhe për diçka tjetër, duhet të më japin çmim Nobel edhe për atë që kam bërë në Siri.

Me atë që them çmimin Nobel e kam kuptimin nominim”, ka thënë Trump në fjalimin e tij.