Trump: Hoti e Vuçiq u përqafuan në Shtëpinë e Bardhë

Advertisment

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës u përqafuan Shtëpinë e Bardhë dhe se ishte e mrekullueshme t’i shihje ata në atë situatë, kur arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Në një tubim në Pensilvani, Trump përsëri foli për ndërmjetësimin e tij midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe midis Izraelit dhe vendeve arabe, duke u theksuar votuesve se ai sjell paqe në palët në konflikt dhe duke kritikuar mediat kryesore të SH.B.A.-së që nuk raportojnë për të.

Reklame

“Kosova dhe Serbia kanë vrarë njëri-tjetrin për shumë vite, ata thjesht po vrisnin njëri-tjetrin, ata nuk e duan njëri-tjetrin, si izraelitët dhe palestinezët. Ne bëjmë tregti me të dyja palët, kështu që kemi një farë fuqie. Unë u thashë atyre, le të bëjmë një marrëveshje dhe të krijojmë paqe ekonomike dhe paqe në përgjithësi. Ata erdhën në zyrën time për të firmosur. Ata u përqafuan, ishte e mrekullueshme t’i shihja. “Ne kemi shpëtuar shumë jetë”, tha Trump mbrëmë.

Javën e kaluar, në një tubim në Karolinën e Veriut, Trump gjithashtu tha se ai meritonte Çmimin Nobel për Paqen për ndalimin e “vrasjeve masive midis Serbisë dhe Kosovës”.