Trump i gatshëm të përdorë ushtrinë

48

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është i gatshëm të përdorë fo rcën ushtarake nëse “është e nevojshme”, tha sekretari i shtetit, Mike Pompeo kur u pyet për sul min e Turqisë ndaj ish-aleatëve kurdë në veri të Sirisë në luftën kundër Shtetit Islamik.

“Ne preferojmë më shumë paqen se lu ftën. Por në rastin e të ashtuquajturit veprim “kinetik” ose ushtarak, duhet të dini që presidenti Trump është plotësisht i përgatitur për të ndërmarrë një veprim të tillë”, tha Pompeo për CNBC TV.

Deklarata e sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo në lidhje me gatishmërinë e Uashingtonit për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Turqisë është rezultat i një mosmarrëveshje me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, por SHBA nuk ka të ngjarë të përdorë forcën ushtarake, tha kryetari i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë të Këshillit të Federatës Ruse, Konstantin Kosachev.

Kosachev iu përgjigj intervistës së Pompeos me CNBC, duke thënë se presidenti Trump është i gatshëm të përdorë for cën ushtarake kundër Turqisë nëse “është e nevojshme”.