Trump i infektuar me Covid19, Rusia i ofron vaksinën e saj

Advertisment

Përmes një postimi në Twitter, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij kanë dalë pozitiv me koronavirus dhe do të izolohen në Shtëpinë e Bardhë. Instituti rus i Kërkimeve Gamaleya, që krijoi vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit, ka deklaruar se është gati të sigurojë ndihmë për presidentin amerikan.

Shefi i Qendrës Gamaleya Alexander Gintsburg tha:

Reklame

Mendoj se nëse ata zyrtarisht u drejtohen autoriteteve ruse, ne do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë.
Ai gjithashtu sugjeroi që administrata Trump duhet të injektojnë vaksinën ruse , të quajtur Sputnik V.

Mjeku shtoi:

Do të ishte mirë që ai të vaksinohej (me vaksinën ruse).
Mjeku i çiftit Trump tha se si presidenti dhe Zonja e Parë ndiheshin mirë, duke shtuar se Donald Trump do vijonte punën nga shtëpia.

tetova1