Trump i vendosur: SHBA ka kaluar pikun e Koronavirusit, disa shtete hapen që këtë muaj

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur mëse i bindur se SHBA tashmë e ka kaluar pikun e COVID-19.

Në një konferencë për shtyp ai deklaroi se disa shtete do të rihapen që këtë muaj dhe plani do i shpaloset governatorëve ditën e enjte.

SHBA deri tani numëron 640 mijë të infektuar dhe 30 mijë e 800 viktima por Trump do që vendi të rikthehet dhe i premtoi amerikanëve që vendi do të rikthehet në normalitet. Po ashtu ai hodhi akuza ndaj disa vendeve kryesisht Kinës duke pyetur ”A i beson vërtet shifrave të tyre?”.