Trump: Izolimi i zgjatur mund të shkatërrojë vendin

Advertisment

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi sot për izolim e zgjatur të jetës publike në SHBA.

Ai tha se ky izolim e ka zhytur ekonominë në krizë dhe mundet edhe ta shkatërrojë vendin.

Reklame

“Ju mund të shkatërroni një vend duke e mbyllur atë në këtë mënyrë”, tha ai në Fox News.

Trump shtoi se do t’i rivlerësonte efektet e periudhës së rekomanduar të izolimit 15-ditor javën e ardhshme.

Donald Trump tha se pretendon t’i heqë kufizimet për koronavirusin e ri deri më 12 prill për Pashkë.