Trump: Kam gati vaksinën, por New York-ut nuk ia jap

Advertisment

Në daljen e tij të parë publike pas zgjedhjeve, Presidenti i SHBA ka zhvilluar një monolog, duke injoruar rezultatin e votimeve. Por rrjetet sociale flasin më shumë për flokët e tij të thinjur.

Trump, në fakt e ka shpallur 15 minuta përpara konferencës së shtypit, që s’pati pyetje.

Reklame

Trump doli në kopshtin e trëndafilave i shoqëruar nga Moncef Slaoui, drejtori operativ i operacionit Warp Speed që u nis në pranverë për të financuar kërkimet shkencore për vaksinën e re anti-Covid dhe të prodhojë të paktën 300 miolonë doza.

Presidenti Trump ka konfirmuar aprovimin e vaksinës që sipas gjasave është e njëjta e Pfizer, edhe pse ka një tjetër prodhues në garë.

Trump tha se “Pfizer thotë se nuk bën pjesë e War speed, por është një gabim. I kemi dhënë 1, 95 miliardë dollarë”. Vaksinat e para do të vijnë në fillim të vitit në të gjithë SHBA, poërveç New York-ut.

“Nuk do t’i japim vaksinën një shteti që nuk i besohet”, ka shtuar Trump, duke sulmuar Givernatorin, Andrew Cuomo, që gjatë fushatës elektorale ishte skeptik për vaksinën e premtuar nga Presidenti.

Sikur nuk parashikohet një ndryshim Presidenti Trump, tha se do ta shpërndajë ai vaksinën.