Trump kërcen i lumtur pasi u shërua nga Covid19

Advertisment

Presidenti amerikan Donald Trump, në tubimin e tij në Pensilvani, brohoriti se “ai do ta bënte Amerikën të sigurt dhe të shkëlqyer përsëri”.

Trump, fillimisht iu drejtua mijëra mbështetësve të tij me fjalët se “ ai e ndjen dhimbjen e të gjithë atyre që luftojnë me koronavirusin, pasi e kishte përjetuar vetë”.

Reklame

Dhe, më vonë u mburr se është “imun” nga Covid-19, pas qëndrimit në spital ku u trajtua me ilaçe të virusit Ebola. Presidenti shtoi se ndjehet si Supermen dhe ka dëshirë të puthë turmën.

Menjëherë pas fjalimit të tij në tubim, u dëgjua një këngë klasike e grupit “Village People” e cila e bëri Presidentin të vallëzojë për disa momente.

 

Trump i‘u bashkëngjit ndjekësve dhe bëri disa lëvizje vallëzimi në skenë, ndërsa mbylli tubimin e tij të dytë të fushatës zgjedhore, që nga qëndrimi i tij katër-ditor në spital, ku e luftoi virusin Covid-19./tvklan.al