Trump kërkon rihapjen e ekonomisë edhe përkundër rrezikut nga pandemia

Advertisment

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi rihapjen e ekonomisë, edhe pse kjo do të rëndonte edhe më shumë bilancin e pandemisë së COVID-19 në SHBA.

“Nuk mund të them që gjithçka është perfekte (…) Është e sigurtë që disa do të preken më shumë? Po. Por, ne duhet të hapim vendin tonë dhe duhet ta bëjmë sa më shpejt”, theksoi presidenti amerikan, Trump nga një uzinë e Honeywell të maskave respiratore në Phoenix, në Arizona.

Reklame

I pyetur menjëherë më pas nga ABC News, ai u shpreh më qartë. Mendoni se do të ketë humbje jetësh me rihapjen e ekonomisë?

“Mendoj se kjo do të ndodhë sepse ne nuk do të qëndrojmë të kufizuar në shtëpitë tona”, u përgjigj ai.

Edhe pse SHBA-ja ka kaluar pragun prej 70 000 të vdekur nga koronavirusi dhe mund të arrijë këtë prag deri në 100 000 para muajit qershor, Shtëpia e Bardhë është përqendruar që prej disa ditësh në mesazhin për lehtësimin e masave kufizuese.

Provë e vullnetit të ekzekutivit për fillimin e një kapitulli të ri, zëvendëspresidenti, Mike Pence theksoi se njësia e krizës mbi COVID-19, të cilën ai drejton, pritet të çmontohet në javët e ardhshme.

Duke besuar se amerikanët ishin “luftëtarë”, Donald Trump theksoi se ishin gati për këtë “fazë të re të betejës”.