Trump kundër OBSH-së, i kërcënon fondet

Donald Trump ka nisur një sulm ndaj Organizatës Botërore të Shëndetit, duke e quajtur atë “Kino-centrike” dhe duke e akuzuar atë për lëshimin e këshillave të këqija në fillimin e pandemisë koronavirus.

“OBSH e dreqosi. Megjithëse financohet më shumë nga SHBA për disa arsye vijon të mbetet Kino-centrike. Do ta rishikojmë këtë punë. Për fat të mirë unë kundërshtova këshillat e tyre për mbajtjen e kufijve tanë të hapur ndaj Kinës herët. Pse ata na dhanë një rekomandim kaq të gabuar?”, shkruan Trump në Twitter.


Kina është nën sulm në Uashington, veçanërisht nga republikanët, për mënyrën se si trajtoi pandeminë dhe Trump ka shprehur dyshime për saktësinë e statistikave kineze për rastet dhe vdekjet, raporton AFP.

Sidoqoftë, vetë Trump është kritikuar gjerësisht për nënvlerësimin që i bëri virusit në fillimin, të cilin e krahasoi me një grip të zakonshëm dhe tha se ishte nën kontroll në Shtetet e Bashkuara, përpara se të pranonte më vonë se ishte një emergjencë kombëtare.

Më shumë se 11,000 amerikanë kanë vdekur tani nga COVID-19. /Opinion.al