Trump: Me kalimin e kohës do të kem të drejtë, virusi do zhduket vetë

Advertisment

Pavarsisht se 61 mijë raste të reja me Covid-19 dhe 415 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Donald Trump vijon të insistojë në qasjen e tij ndaj koronavirusit të ri duke injoruar këshillat e shkencëtarëve, të cilët kërkojnë të bëhet më shumë për frenimin e përhapjes.

“Me kalimin e kohës do të kem të drejtë, virusi do të zhduket”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë për Fox News.

Reklame

Në SHBA situata është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa në total, që prej shpërthimit të pandemisë numërohen mbi 3,7 milionë të infektuar dhe më tepër se 140 mijë viktima, bilanci më tragjik se çdo shtet tjetër i botës.

Në të gjithë botën janë regjistruar mbi 14,5 milionë raste, dhe mbi 606 mijë viktima./Opinion.al