Trump ndërron mendje: Patriotike të mbash maskë

Advertisment

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndërruar mendje sa i takon mbajtjes së maskave.

Në një postim në Facebook, Trump tha se mbajtja e saj është një veprim patriotik dhe askush nuk është më patriot se ai.

Reklame

“Jemi të bashkuar në përpjekjet për të mundur virusin e padukshëm kinez dhe shumë njerëz thonë se është patriotike të mbash maskë në fytyrë kur nuk ruan dot distancimin social. Nuk ka njeri më patriot se unë, presidenti juaj i preferuar!”, shkroi Trump.

Kujtojmë se më herët, Trump kishte refuzuar të mbante maskë në publik dhe pse SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë./Opinion.al