Trump: Nëse bëjmë më pak teste do të kemi më pak raste me Covid-19

Derisa rastet me koronavirus po vazhdojnë të rriten në më shumë se 20 shtete të SHBA-së, duke rritur edhe frikën për një valë të dytë të hospitalizimeve dhe vdekjeve, disa politikanë e kanë marrë përsipër që ta largojnë lajmet shqetësuese me një shpjegim rudimentar dhe qetësues.

Të hënën, presidenti Donald Trump tha një ide se si të mos i shqetësojë njerëzit, njofton Klan Kosova.

Reklame

“Testimet që po bëjmë ne janë më të shumta dhe më të avancuar se në çdo vend tjetër (ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme për këtë!) saqë tregojnë më shumë raste. Po mos të bënim shumë testime ose testime të dobëta, s’do të shënonim pothuajse asnjë rast. Testimi është një shpatë me dy tehe – na bën të dukemi keq, por edhe mirë që i kemi”.

“Nëse ndalojmë së testuari tani, ne do të kemi shumë pak raste, nëse ka”.