Trump: Nëse Kina është përgjegjëse, duhet të paguajë pasojat

epa08371356 US President Donald J. Trump delivers remarks on the COVID-19 pandemic during the coronavirus task force press briefing at the White House in Washington, DC, USA, 18 April 2020. EPA/TASOS KATOPODIS / POOL
Advertisment

“Nëse Kina është përgjegjëse e qëllimshme për përhapjen e koronavorusit duhet të paguajë pasojat. Nëse ka qenë një gabim, është ndryshe”. Donald Trump i dërgon kërcënime Pekinit pasi e ka akuzuar se ka fshehur bilancin real të viktimave, shkruan Ansa.

“Tashmë është koha të kuptojmë nëse ishte një gabim që doli jashtë kontrollit apo e kanë lëshuar me dashje. Ka një ndryshim të madh mes këtyure, por n ë çdo rast duhet të na lënë të hetojmë. Unë e kam kërkuar menjëherë, por ata nuk kanë dashur, mendoj se janë vënë siklet”, ka thënë Trump në daljen e tij të shkurtër, duke lënë të hapur dyshimin jo vetëm për një incident laboratorik por për një veprim të qëllimshëm. Ndërkohë shërbimet inteligjente amerikane po kryejnë hetime.

Reklame

Edhe Australia në të njëjtën kohë ka ngritur dyshime mbi transparencën e Pekinit në menaxhimin e epidemisë dhe ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për origjinën e virusit dhe përhapjen e tij në botë.

“Mendoj se është e rëndësishme dhe ne do të insistojmë absolutisht mbi këtë fakt”, ka thënë Ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne në një intervistë.

Ndërkohë, drejtori i Laboratorit Kombëtar mbi Biosigurisë në Wuhan hodhi poshtë në mënyrë agresive pretendimet se ky laborator mund të jetë burimi i shpërthimit të koronavirusit, duke e quajtur atë “të pamundur” dhe duke e etiketuar si “teori konspirative”.

Në një intervistë të shtunën për transmetuesin shtetëror në gjuhën angleze (CGTN), Yuan Zhiming tha se “nuk ka asnjë mundësi” që virusi të jetë përhapur nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, veçanërisht laboratori i tij P4, i cili trajton viruse të rrezikshme.

“Është e pamundur, asnjë nga shkencëtarët në laborator nuk është infektuar”, ka thënë ai./Opinion.al