Trump: Nuk donin që unë të merrja meritat për vaksinën

Advertisment

Donald Trump ka akuzuar Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) se ka vonuar qëllimisht punën për vaksinën, në mënyrë që të pengojë rizgjedhjen e tij si President.

Të hënën, Pfizer njoftoi se vaksina e tyre ishte provuar se funksiononte 90 për qind, duke rritur optimizmin në mbarë botën. Të dhënat e kompanisë do të shkojnë tashmë te FDA, në mënyrë që administrata të japë dritën jeshile, para se të nisë vaksinimi masiv.

Reklame

Gjithashtu, ai akuzoi FDA se kërkoi të sabotonte fushatën e tij. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave drejtohet nga një përfaqësues i caktuar nga presidenti.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe djali i Presidentit, Donald Trump Jr, i cili u shpreh se i ati urrehej nga industria farmaceutike, pasi kishte kërkuar uljen e çmimit.