Trump nuk pranon të përgjigjet nëse do të njohë rezultatin e zgjedhjeve

U.S. President Donald Trump addresses the daily coronavirus task force briefing at the White House in Washington, U.S., April 6, 2020. REUTERS/Kevin Lamarque
Advertisment

Presidenti amerikan Donald Trump mund të mos e pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

I pyetur në një intervistë për Fox News nëse ai do të pranonte fitoren e Joe Biden, Trump la të hapur mundësinë se mund të mos e pranonte atë.

Reklame

“Të shohim, Jo, nuk mund të them thjeshtë po. Nuk do të them as jo, dhe nuk e kam thënë as herën e fundit.”

Pavarësisht situatës së Covid, Trump e ka refuzuar mundësinë e votimit përmes votës postare. Ai ritheksoi në intervistë qëndrimin e tij se përmes votës postare mund të “manipulohen” zgjedhjet edhe pse deri tani nuk ka asnjë provë konkrete për këtë dyshim.

Demokratët në opozitë e akuzojnë Trumpin se po përdorur paralajmërime të tilla për të justifikuar veten në mënyrë që të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

Demokratët nga ana tyre janë pro votimit postar, sepse shpresojnë se në këtë mënyrë do të marrin pjesë në votime edhe më shumë mbështetës të tyre.

Në historinë e re të Shteteve të Bashkuara nuk ka ndodhur kurrë që një president të refuzoi të japë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje, edhe nëse rezultati i zgjedhjeve ka qenë i ngushtë.

Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhte në një rast të tillë. “Jam i bindur që ushtria do ta nxjerrë atë me forcë nga Shtëpia e Bardhë,” tha kandidati demokrat për president Biden .

Joe Biden udhëheq ndaj Donald Trump me 15% tek votuesit e regjistruar në shkallë vendi dhe mban një epërsi prej 20 pikësh, kur bëhet fjalë për amerikanët që kanë besim për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, sipas një sondazhi të dielën.

Në të njëjtën sondazh të ABC News / Washington Post, epërsia e Biden u rrit nga dy pikë në mars dhe 10 pikë në maj. Tani, në mesin e të anketuarve që thanë se sigurisht do të votojnë në nëntor, Biden udhëheq me 11%.

Fox News lëshoi gjithashtu një sondazh të dielën. Sipas tij Biden është përpara për çështjen e koronavirusit, marrëdhëniet racore, ekonominë dhe tetë pikë në nivel kombëtar. /Opinion.al