Trump: Parashikojmë 60 deri në 65 mijë vdekje nga koronavirusi

Advertisment

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se beson që ka përfunduar rritja e pandemisë së coronavirusit në vend dhe se pritshmëritë e tyre për humbjet e jetëve nga virusi kanë rënë në 60 deri në 65 mijë.

Në një konferencë për media, të Task Forcës në luftën kundër coronavirusit të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se në fund të tunelit ka dritë.

Reklame

“Me masat që kemi marrë, ndoshta kemi shpëtuar miliona jetë. Deri pak kohë më parë pritej që për shkak të virusit të humbnin jetën 100 deri në 240 mijë njerëz. Por, tashmë mendojmë se vdekjet do të jenë nën 100 mijë. Po shkojmë drejt një periudhe ku mund të ndodhin 60 deri 65 mijë vdekje”.

Duke vënë në dukje se punë të mirë kanë bërë edhe gunernatorët e disa shteteve, Trump tha se “Mendoj që rritja e pandemisë ka përfunduar”.

Paketë prej 19 miliardë dollarë për sektorin e bujqësisë

Trump njoftoi mbi paketën e ndihmës për bujqit amerikanë të cilët po ballafaqohen me vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë së coronavirusit.

“Departamenti amerikan i Bujqësisë sot ka filluar programin prej 19 miliardë dollarësh. Me këtë program do të kryejmë pagesa të drejtpërdrejta për bujqit tanë. Në të njëjtën kohë do të bëhen edhe blerje në sasi të mëdha të mishit, qumështit dhe produkteve ushqimore për t‘i shpërndarë për personat në nevojë”, shtoi Trump.

Ai potencoi se shetet synojnë rritjen e kapaciteteve javore të testeve dhe se ata do të ndihmojnë edhe për dërgimin e kiteve të testeve në këto rajone.

SHBA do të ndihmojë vendet e tjera me pajisjet e frymëmarrjes

Duke vënë theksin se së shpejti presin në stoqet amerikane të kenë një numër të madh të pajisjeve të frymëmarrjes, Trump tha se “Aktualisht kemi krijuar mbretërinë e pajisjeve të frymëmarrjes. Ne nuk kemi nevojë për to. Sot zhvillova një bisedë me presidentin e Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador. I tregova se do të japim ndihmë në pajisje për frymëmarrje. Në këtë drejtim do të japim ndihma edhe për vendet tjera”.

Trump rikujtoi se dje kanë publikuar një plan lidhur me heqjen graduale të masave për coronavirus në SHBA. Trump deklaroi se “Pas kësaj në shtyp u ngritën disa zëra partizanë që përhapën informacione të gabuara dhe të rreme lidhur me kapacitetin tonë të testeve. Këto persona kanë vështirësi të kuptojnë kapacitetet tona gjigante për testet. Ne kemi filluar në pikën zero. Përpara nesh kishte një sistem shumë të vjetëruar dhe të rraskapitur”. /AA/