Trump për pandeminë: Mund të përkeqësohet para se të bëhet më mirë

Advertisment

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se situata me pandeminë në SHBA mund të “përkeqësohet para se të bëhet më mirë”.

Trump, gjithashtu u kërkoi të gjithë amerikanëve, të mbajnë maska në fytyrë, duke thënë se ato “do të kenë një efekt” dhe se mbajtja e tyre tregon “patriotizëm”.

Reklame

Presidenti Trump më herët nuk ka qenë insistues për mbajtjen e maskës, por ka thënë se ajo duhet të jetë zgjedhje e secilit.

Kjo ishte konferenca e parë për media e task-forcës së Shtëpisë së Bardhë pasi ato ishin ndërprerë muaj më parë.

Task-forca, e udhëhequr nga nënpresidenti amerikan, Mike Pence, e ka informuar publikun çdo ditë në mars dhe në prill, por Trump i kishte pezulluar konferencat, për shkak të kritikave se nganjëherë jepnin informacione konfuze.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuareve në SHBA ka arritur në mbi 3.9 milionë, ndërsa i viktimave në mbi 142,000.