Trump thotë se testimi për koronavirus do jetë masiv

“Së shpejti do të fillojë testimi në vëllim të madh. Të gjitha shiritat e kuqe janë prerë, jemi të gatshëm të nisim”, ka postuar Trump në Twitter, transmeton Reuters.

Trump gjithashtu ka kritikuar edhe Qendrën për Kontroll të Sëmundjeve dhe Preventivë, e cila po e udhëheqë organizimin e luftës kundër këtij infeksioni të rrezikshëm, duke pretenduar se sistemi i tyre i testimit është “gjithmonë joadekuat dhe i ngadalshëm në rastet e pandemisë”.

Reklame

Trump nuk ka shpjeguar përse është ky sistem joadekuat, por një zyrtar i lartë i SHBA, ekspert për sëmundje ngjitëse, Anthony Fauci ka porositur se komentet e tilla “nuk janë ajo çfarë kemi nevojë në këtë moment”.

Shërbimet zyrtare në SHBA po punojnë në atë që ta caktojnë numrin e njerëzve të infektuar, duke marrë parasysh se për këtë është testuar një numër i vogël i njerëzve./Insajderi.com.