Trump thyen heshtjen: E di se si qëndron e vërteta e Kim Jongun

Advertisment

Teksa fati i Kim Jong-un mbetet një enigmë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ai është gjallë. Megjithatë, Trump refuzoi të jepte detaje të tjera, duke e mbështjellë situatën edhe me më shumë mister.

“Nuk mund të flas dot për këtë. Thjesht i uroj më të mirën. Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të. E di se si është e vërteta dhe me shumë mundësi edhe ju do të merrni lajme në të ardhmen e afërt”, deklaroi Presidenti amerikan gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë.

Reklame

“Nëse nuk do të isha unë President, do të ishim në luftë me Korenë sot. Jua them me siguri këtë”, shtoi më pas ai, duke mbrojtur politikën e ndjekur ndaj Koresë.

Nga ana e saj, Koreja e Veriut mohon kategorikisht lajmet se lideri i vendit ka ndërruar jetë, apo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një komplikacioni kardiovaskular.

“Asnjë nga këto lajme nuk është i vërtetë”, deklaroi Seuli zyrtar./Opinion.al