Trump tregon cili është lideri i vetëm botëror të cilit i b indet Erdogan

Advertisment

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se liderët botërorë i kanë kërkuar atij ndihmë rreth presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pasi siç tha, lideri turk do ta dëgjonte vetëm atë.

Krerët e shteteve javën e kaluar më thirrën dhe më thanë: A mund të bisedosh me Erdoganin?, tha Trump të hënën në një intervistë me Fox News.

Reklame

Trump shpjegoi se ai u kishte thënë atyre se pse pikërisht ai do të duhej të fliste me presidentin turk, dhe ata sipas Trumpit u përgjigjën: Ti je i vetmi të cilin ai e dëgjon. Ai nuk na dëgjon ne. Ti je i vetmi që të dëgjon. U thash, a është kjo për shkak të Shteteve të Bashkuara?” Ai më tha: Jo, është për shkakun tënd. Për shkak të personalitetit tënd. Ti je i vetmi të cilin ai do ta dëgjonte, tha Trump.

Nuk është e qartë cilët lider apo cili lider i është referuar Trump në bisedën telefonike, por thirrja erdhi pas konflikteve në Mesdhe ku u përfshinë disa aleatë amerikanë, përfshirë Turqinë, Greqinë, Francën dhe Egjiptin. Shtëpia e Bardhë njoftoi të dielën se Trump bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron, duke treguar se liderët “u pajtuan që Greqia dhe Turqia duhet të dialogojnë për zgjidhjen e kundërshtive”.

Pra sipas Trump eshte Maron i Frances..