Trump u thotë kadetëve: Nuk është detyra e SHBA të zgjidhë konfliktet e lashta nëpër botë

Presidenti amerikan Donald Trump u tha sot kadetëve të Akademisë Ushtarake se nuk është detyra e ushtrisë së SHBA të bëjë policin e botës.

Presidenti dha sot një fjalim për rreth 1000 studentë që po diplomohen në akademinë e West Point duke përsëritur vizionin e tij nacionalist të politikës së jashtme.

Reklame

“Ne po rivendosim parimet themelore por nuk është detyra e ushtarit amerikan të rindërtojë kombet e huaja, por të mbrojë, të mbrojë me forcë kombin tonë nga armiqtë e huaj. Ne po i japim fund luftërave të zgjatura. Dhe në vend të kësaj kemi një vizion të ri të fokusuar në mbrojtjen e interesave amerikane. Nuk është detyra e trupave të SHBA të zgjidhin konfliktet e lashta nëpër botë, nëpër toka të largëta për të cilat nuk kemi dëgjuar ndonjëherë. Ne nuk jemi policët e botës”, tha Trump.

Fjalimi i tij u majt në fushën e paradës së shkollës dhe studentët mbanin distancën prej 2 metra, ndërsa familjarët nuk u lejuan të merrnin pjesë por mund ta ndiqnin në një lidhje video online.