Trump urdhëron ndërprerjen e fondeve të SHBA për OBSH

Advertisment

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka udhëzuar administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH).

Ai tha se OBSH kishte “dështuar në detyrën e saj bazë” në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Reklame

Ai akuzoi atë për keqmenaxhimin dhe fshehje të përhapjes së virusit pasi u shfaq në Kinë dhe tha se për këtë duhen të mbahet përgjegjës.

Trump ka akuzuar më parë WHO për njëanshmëri ndaj Kinës.

“Unë kam urdhëruar administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe fshehjen e përhapjes së koronavirusit,” tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

“OBSH dështoi në detyrën e saj bazë dhe ajo duhet të mbahet përgjegjëse,” shtoi ai.

Duke reaguar ndaj fjalëve të z. Trump, Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres tha se tani nuk ishte “koha” për të shkurtuar burimet për OBSH.

SHBA është financuesi më i madh i OBSH-së, duke siguruar 400 milionë dollarë vitin e kaluar, pak më pak se 15% të buxhetit të përgjithshëm.

Kontributi i Kinës në 2018-19 ishte pothuajse 76 milion dollarë në kontribute dhe rreth 10 milion dollarë në fonde vullnetare, sipas faqes së internetit të OBSH.

Organizata nisi një apel në mars për 675 milion dollarë për të ndihmuar në luftimin e pandemisë dhe raportohet se po planifikonte një apel të ri për të paktën 1 miliard dollarë.

“Me shpërthimin e pandemisë Covid-19, ne kemi shqetësime të thella nëse bujaria e Amerikës është vënë në përdorimin më të mirë të mundshëm”, tha presidenti.

Presidenti Trump akuzoi OBSH se nuk kishte arritur të vlerësojë në mënyrë adekuate shpërthimin kur u shfaq për herë të parë në qytetin e Wuhan.

“Sikur OBSH të bënte punën e saj për të dërguar ekspertë mjekësorë në Kinë për të vlerësuar në mënyrë objektive situatën në terren dhe për të treguar mungesën e transparencës së Kinës, shpërthimi mund të ishte përmbajtur në burimin e tij me shumë pak vdekje,” u tha ai gazetarëve.

“Kjo do të shpëtonte mijëra jetë dhe do të shmangte dëmtimin ekonomik në të gjithë botën. Në vend të kësaj, OBSH me gatishmëri mori garancitë e Kinës në vlerësim … dhe mbrojti veprimet e qeverisë kineze.”

Megjithatë, reporterët e Shtëpisë së Bardhë vunë në dukje se Trump ishte nga ata që kishin vlerësuar reagimin e Kinës ndaj shpërthimit dhe minimizoi rrezikun e virusit në vendin e tij. Turp ka qenë në qendër të kritikave për menaxhimin e keq të situatës në SHBA por ai nuk ka pranuar asnjë prej tyre. /Opinion.al