Trupin e vëllaut të Ibrahim Kelmendit e dògjën në veturë (foto)

Në orët e mesnatës në fshatin Zahaq të Pejës është vr arë Qerim Kelmendi vwllau i Ibrahim Kelmendit ish anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, të cilët kanë dhënë detaje rreth gjetjes së trupit të pajetë të Kelmendit, shkruan Gazeta Insajderi.

Reklame

“Me datën 27 shkurt 2020 rreth orës 01 e 27 minuta, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq Pejë, në një rrugë është duke u dj egur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, thuhet në komunikatë.

Tutje, policia tregon se gjatë kohës sa zjarrfikësit ishin duke e lokalizuar zjarrin, aty e kanë vërejtur edhe një person.

“Në brendësi të veturës është vërejtur një person (vi ktimë mashkull) trup i karbonizuar”, theksohet në njoftim.

“Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vd ekjen e vi ktimës. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e dj egur është e tipit VW Passat me targa vendore”, thonë nga policia në Pejë.

Sipas kësaj komunikate, thuhet se Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vr asje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm.

Qerim Kelmendi është vëllai i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës./ Insajderi.com