Truproja Sali Berishes flet për aksidentin e sontëm

Sqarim nga Ervis Tusha, truproja e Prof. Dr. Sali Berisha!

Te dashur miq dhe dashamires,

pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim nga Foltorja e zhvilluar ne Laç, ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje.

Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor.

E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar.
Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire Doktor Berishën.
Ju falenderoj per mesazhet 🙏