Turistë kinezë kanë anuluar prenotimet në Ohër

Advertisment

Edhe pse numri i turistëve kinez në Maqedoni është më i vogël krahasuar me vendet e rajonit, megjithatë punonjësit turistik në Ohër kanë lëshuar alarmin. Sipas informacioneve të tyre, 100 për qind nga pakoja e prenotimeve të turistëve kinez në vend, janë anuluar për shkak të korona virusit në vendin e tyre. Të gjithë kanë frikë t’i lënë qytetet dhe shtëpitë e tyre.

Prenotimet janë anuluar deri në muajin prill të vitit 2020. Shpresojmë që gjendja të përmirësohet dhe se korona virusi do të tërhiqet në Kinë dhe se mysafirët që vijnë në Maqedoni, së shpejtë do të kthehen këtu sepse janë të rëndësishëm për ekonominë- deklaroi Filip Stefanovski operator turistik.

Reklame

Tërheqja e prenotimeve vjen në kohë kur ekziston nismë për heqjen e regjimit të vizave, që mysafirët kinez më lehtë të mund të vijnë në vendin tonë.

 

Për momentin këto vizita janë ndërprerë dhe do të pushojnë për kohë të caktuar kjo po ndodh në kohë të papërshtatshme sepse njerëzit kanë frikë nga lëvizja kudo qoftë jashtë vendit të tyre. Kjo mund të sjell probleme pohoi Kërste Bllazheski kryetar i Asociacionit të hotelierëve të Maqedonisë (HOTAM).

Turistët e Kinës në Maqedoni zakonisht qëndrojnë dy deri tre ditë dhe janë pjesë e të ashtuquajturave udhëtime rrethore duke vizituar Shqipërinë, Serbinë, dhe Bosnjën. Numri i tyre në vend vitet e fundit rritet edhe krahas asaj që Maqedonia mbetet vendi i vetëm në rajon që ende u kërkon viza.