Turistët serb nuk do të paguajnë parking në Ohër

Turistët nga Serbia që do të vizitojnë Ohrin këtë verë nuk do të paguajnë për parkim. Kjo u njoftua sot nga Kryetari i Komunës Konstantin Georgieski gjatë vizitës së tij në Beograd,

duke shtuar se ai do të propozojë një vendim të tillë për miratimin e Këshillit të Komunës së Ohrit në shenjë mirënjohje për vaksinat e dhuruara nga Serbia.

Reklame

Përjashtimi nga pagesa për parkim vjen pasi Qeveria vendosi që turistët serbë të mos paguajnë pagesat rrugore, por vetëm në Korridorin 10 për në Greqi, dhe jo në autostradën Shkup-Gostivar.

Punëtorët turistikë nga Ohri reaguan ndaj këtij vendimi dhe besojnë se masat e marra nga Qeveria duhet t’i mbajnë turistët serbë në vendin tonë si një nga mysafirët më të dëshiruar në Rivierën Ohër-Strugë. (INA)