Në shkallë globale, industria e turizmit, nga muaji janar deri në maj të këtij viti ka humbur rreth 273 miliardë euro të ardhura.

Organizata Botërore e Turizmit në Kombet e Bashkuara u shpreh se numri i turistëve ka rënë me 300 milionë, një rënie me 56% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon se humbja është tri herë më shumë sesa në vitin 2009 gjatë krizës globale ekonomike.

Ekspertët vlerësojnë se vendet në zhvillim do të goditen më rëndë dhe miliona vende punë janë në rrezik në të gjithë botën. Vetëm në Evropë, turizmi ndikon në 27 milionë vende pune dhe industrisë do t’i duhen disa vite për t’u rikuperuar plotësisht.

“Nga Organizata Botërore e Turizmit, kemi vlerësuar se në varësi të mënyrës së hapjes së kufijve, si reagon tregu dhe natyrisht roli që luan COVID-19 dhe sjellja sociale.

Të gjithë këta faktorë ndërveprojnë mes tyre dhe ne po shohim 60-80 për qind ulje të turizmit ndërkombëtar për vitin 2020,” tha Marcelo Risi, zëdhënës i Organizatës Botërore të Turizmit./Opinion.al