Turku filmon veten para se të vd iste nga COVID19, familjarët e të ndjerit publikojnë pamjet

Advertisment

Yaşar Ünal, 62-vjeç nga Turqia, ka humbur jetën në spital ku po trajtohej kundër coronavirusit.
Ai kishte realizuar një video me telefon mobil para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensive, ku dëgjohet duke thënë “mos e sprovo askënd tjetër me këtë”,
I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve dhe muajin e kaluar ishte pranuar në spital pasi kishte ankesa të mëdha për kollitje dhe temperaturë të lartë.

Unal pas marrjes së testit e kuptoi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe pas përkeqësimit të gjendjes ishte dërguar në qendrën e kujdesit intensiv.
Pas 12 ditëve trajtim, atë e intubuan ku për pesë ditë lu ftoi me coronavirusin. Për fat të keq nuk e fitoi betejën dhe kështu më 10 shtator u shpall i vd ekur.

Reklame

E pasi u varros me prezencën e rrethit të ngushtë të familjes, ata mbetën të habitur kur mbushën telefonin e tij me energji elektrike, dhe pasi e ndezën gjetën një video që Unal e kishte filmuar para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensiv.
Ai u bënte thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos e kuptojnë si lojë infektimin me COVID-19, madje familjarët e tij e kanë shpërndarë videon me qëllim që të tjerët të shohin pasojat e coronavirusit. Ky mesazh ka përlotur të gjithë.

“Sot është dita ime e tretë në spital, jam shumë keq. Kam probleme me frymëmarrje dhe me tensionin e lartë të gjakut. Kollitja për asnjë moment nuk po më lëshon. I lutem zotit që askush të mos preket nga ky infeksion. Unë u bëra vonë, por mos u bëni ju. Dua të falënderoj të gjithë”, dëgjohet duke thënë i ndjeri.