Turp është dhjetë milionë euro t’u ndahen partive politike nga buxheti, konsideron Pendarovski

Advertisment

Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se vendimi për ndarjen e parave nga buxheti për partitë politike duhet të rishqyrtohet, por që nisma për këtë duhet të vijë nga Kuvendi, përkatësisht deputetët e ardhshëm.

Në intervistë për TV 24, Pendarovski tha se 10 milionë euro, para që u jepen partive politike që fituan më shumë vota në zgjedhje, është e turpshme dhe pabarabartë me standardet tona të jetesës.

Reklame

“Këto janë para të mëdha. Kjo është e jashtëzakonshme. Me të vërtetë mendoj se edhe nëse nuk është koranvirusi, ne jemi shtet i varfër, 10 milionë është turp për partitë politike. Cilado parti, pavarësisht se sa fiton, është mjaft joproporcionale me standardin tonë të jetesës”, tha Pendarovski.

Presidenti i potencoi reagimet dhe thirrjet e qytetarëve të rëndomtë se partitë janë me të vërtetë, siç tha ai, veçanërisht të përkujdesura si organizata në këtë vend, e nuk duhej të jetë kështu.