Turqi, 115 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi

Advertisment

Turqia sot konfirmoi 115 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1 518.

‘Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus u rrit në 69 392, pasi 4 281 persona kanë rezultuar pozitivë në virusin”, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Tëitter.

Reklame

”Deri më tani, gjithsej 5 674 janë shëruar dhe kanë dalë nga spitalet”, tha Koca.

”Turqia aktualisht po kuron 1 820 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv”, bëri të ditur Koca.

Në nivel global, virusi ka infektuar mbi dy milionë pacientë dhe deri më tani ka marrë mbi 129 000 jetë, sipas shifrave të përpiluara nga universiteti ”Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

Ndërkaq, më shumë se gjysmë milion njerëz janë shëruar.